Një rast i vdekjes dhe 28 raste pozitive me COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 900 mostrave.
Që nga dje, janë shëruar 30 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 541.


