Lajme

Një i vdekur dhe 1332 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

07/30/2022 12:37
nga:Astrit Gashi

Një vdekje dhe 1 mijë e 332 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 400 mostrave.

Nga dje janë shëruar 1 mijë e 605 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 410.