Lajme

Një i mitur theret me thikë në Prishtinë, policia jep detaje

10/25/2022 19:57
nga:G B

Një person i mitur është therur me thikë në Prishtinë, në rrugën “12 Qershori’, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për  një person të lënduar .

Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjtit është  dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në  rrugën  “12 Qershori”  në Prishtinë.

I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.