Lajme

Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

05/09/2025 22:28
nga:Sh R

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregon se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe se një person është arrestuar.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.   Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, tha Ahmeti për GazetaBlic.