Një person dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Prishtinë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës (10 korrik).
Personi i cili e kishte raportuar rastin në polici ishte babai i fëmijës, ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia.
“Prishtinë 10.07.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull, dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht fëmiun e tij të mitur. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.


