Një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën Arbën Xhaferi, ku vdiq një person dhe u lënduan katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjale me urdhër të prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.
Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, një i vdekur e katër të lënduar!