Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për dhunë në familje dhe ngacmim.
Sipas raportit policor, rreth orës 13:00 është raportuar se i dyshuari ka shqetësuar viktimën femër kosovare.
Palët janë intervistuar nga autoritetet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.


