Sporti

Një hap pranë rikthimit, Ibrahimovic do të marrë pjesë në kampin stërvitor me skuadrën në Dubai

11/17/2022 12:16
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka synim të marrë pjesë në kampin stërvitor të Milanit në Dubai muajin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez 41-vjeçar nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon pasi iu nënshtrua një operacioni në gju në maj. Ibrahimovic luajti një rol kyç në suksesin e Milanit në sezonin e kaluar, duke qenë një figurë referuese për skuadrën brenda dhe jashtë fushës, dhe ai ka mbetur pranë ekipit edhe këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, rikuperimi i Ibrahimovic po shkon mirë dhe ai planifikon t’i bashkohet skuadrës së Milanit në kampin e tyre stërvitor në Dubai muajin e ardhshëm, i cili është planifikuar të mbahet nga 11 deri më 20 dhjetor.

Sezonin e kaluar, Ibrahimovic shënoi tetë gola dhe dha tre asistime në 23 paraqitje në Serie A.

/GazetaBlic Sport/