Kombëtarja luan pasnesër një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar. Kuqezinjtë tanë presin Çekinë në ‘Air Albania’ në orën 20:45 për të zhvilluar një ‘finale’ për kualifikimin në Euro 2024.
Yjet kuqezinj kanë nisur stërvitjen nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, i cili po ideon formacionin titullar ndaj çekëve. Sytë janë të gjithë tek ai dhe besimi i shqiptarëve poashtu. Mbrëmjen e 12 tetorit, në mbështetje të tij do të jenë të gjithë tifozët shqiptar, por do të jetë një tifoze nga ato specialet për të.
Bashkëshortja e tij është nisur drejt Shqipërisë dhe do të jetë prezente në stadium në mbështetje të njeriut të saj të zemrës, siç zbulon edhe vajza e tyre në Instagramin e saj.
“Ku është mami? Ekzaktësisht, po udhëton për ndeshjen e 12 tetorit”, shkruan vajza e brazilianit.

/newsport


