Sporti

Një hap i madh i bërë sonte në Zagreb, ja se si mund të kualifikohet Milani tutje në Ligën e Kampionëve

10/25/2022 23:08
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.

Milani ka arritur fitore shumë të rëndësishme ndaj Dinamo Zagreb, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Rossonerët’ triumfuan me rezultat 0 me 4 dhe tashmë marrin vendin e dytë në grup, vend ky që dërgon tutje në fazën e eliminimit direkt.

Gjithçka çka i duhet Milanit në xhiron e fundit është të marrë së paku një barazim në ndeshjen ndaj Salzburg dhe do të kualifikohet tutje.

/GazetaBlic Sport/