Lajme

Një grup organizatash dorëzojnë padi ndaj Kuvendit dhe deputetes për ‘cënim të dinjitetit’ ndaj personave LGBTIQ+

03/01/2024 09:01
nga:N K

Sot një grup organizatash do të dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Kuvendit të Kosovës dhe deputetes Labinotë Demi Murtezi.

Sipas njoftimit thuhet se Kuvendi dhe deputetja do të paditen për “cënim të dinjitetit, trajtim çnjerëzor apo poshtërues dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022”.

“Pas kësaj, në orën 11:30 do të bëhet dorëzimi i Ankesës Kundër Diskriminimit dhe Cënimit të Dinjitetit të Personave LGBTIQ+ gjatë Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 16 mars 2022 në Institucionin e Avokatit të Popullit. Padia dhe Ankesa dorëzohen me 1 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit”, thuhet në njoftim.

Paditëse do të jenë organizatat: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) , Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders./Sinjali/