Lajme

Një grua sulmon prindërit e saj në Deçan

08/25/2024 08:41
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Deçan pasi kishte sulmuar prindërit e saj.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Deçan, 24.08.2024-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.