Lajme

Një grua sulmon një të mitur në korridor të banesës në Vushtrri

01/01/2022 09:55
nga:Y I

Një grua në Vushtrri ka sulmuar një të mitur, në korridorin e banesës.

Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Rasti është inicuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rr. Nacionale, Vushtrri 31.12.2021 – 13:24. Viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se në korridor të banesës për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht nga një femër e panjohur e cila më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Kreu i OBSH-së jep lajmin e mirë: 2022 mund të sjellë fundin e Coronavirusit