Lajme

Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

08/02/2023 07:25
nga:Y I

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në dje në mesditë ndërsa u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për qentë endacakë.

Rastin e ka treguar vetë qytetarja Diellëza Rama, teksa ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook.

Ajo ka thënë se pasi i janë versulur qentë, është rrezuar duke marrë lëndime trupore.