Lajme

Një grua rrahet nga dy familjarë të saj në Novobërdë

07/20/2022 10:31
nga:Genita C

Dy persona janë arrestuar në Novobërdë për shkak se dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një grua.

Në raportin e policisë rasti cilësohet si dhunë në familje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sulmi ndaj saj thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.