Një qytetar e ka lajmëruar se një e afërme e tij në shkollën “Gjon Buzuku” kishte hasë në vështirësi të votimit.
Sipas qytetarit, gruaja në fjalë ka tentuar të votojë, dhe nuk i është lejuar, ani pse e njëjta sipas tij, nuk ka ditur shkrim dhe lexim, dhe se votimi për të si procedurë ishte bërë i vështirë.
Gylaj Karjagdiu, kryesuesja e kësaj qendre, ka thënë se është njoftuar për këtë rast, por kur kishte shkuar në klasë, gruaja në fjalë vetëm se e kishte përfunduar procesin e votimit.
“Procedura e zgjedhjeve është duke shkuar relativisht mirë, një fqinj i zonjës në fjalë dhe erdh më raportoi që të shkojë në vendin e votimit të zonjës, kur depërtova brenda ajo vetëm se kishte votuar”.
“Problemi ishte se zonja nuk dinte shkrim dhe lexim, dhe kishte votuar me vajzën e saj”, ka thënë Karjagdiu.
Ndër tjera, ajo shtoi se deri në ora 15:00 për qindja e votuesve në këtë qendër ishte 25%.


