Lajme

Një grua nga Fushë Kosova thotë se u mashtrua dhe u dhunua nga një burrë

05/11/2021 09:18
nga:M K

Një grua nga Bresja e Fushë Kosovës ka raportuar se një person i panjohur e ka mashtruar dhe e ka dhunuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës do t’i bëhet ekzaminimi mjekësor.

“Fsh. Bresje, Fushe Kosovë, 10.05.2021-12:20. Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare”.

“Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:

Po kontrabandonte emigrantë, i dyshuari aksidentohet në Gllogoc e më pas ik nga vendi i ngjarjes