Lajme

Një grua në Viti sulmohet verbalisht nga djali i saj

12/10/2023 09:37
nga:G B

Një grua në Viti ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj.

Tutje, ka raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.