Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që i njejti dyshohet se para disa ditëve ka dhunuar një grua kosovare, raporton GazetaBlic.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM-Prizren 09.02.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


