Lajme

Një grua në Mitrovicën e Veriut deklaron rrejshëm se e ka dhunuar kunati

11/06/2024 08:37
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka deklaruar rrejshëm se është dhunuar nga kunati i saj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Mitrovicë Veri 04.11.2024, 11:00. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin, është vërtetuar se e dyshuara femër kosovare ka deklaruar rrejshëm se është dhunuar nga kunati i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.