Një grua në Klinë ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga një burrë me të cilin janë në një procedurë gjyqësore.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, shkruan GazetaBlic.
“FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE
Klinë / 15.01.2025 – 10:19. Dyshohet se ankuesja f/k ka ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari m/k me të cilin janë në një procedurë gjyqësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.