Lajme

Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok

06/17/2024 09:15
nga:G C

Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zubin Potokut.

E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.