Lajme

Një grua gjendet pa shenja jete nga familjarët e saj në Prishtinë

06/27/2026 09:14
nga:Gazeta Blic

Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Policia tha se ajo u gjet nga familjarët e saj.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.