Lajme

Një grua e godet me shuplakë një grua tjetër në Mitrovicë të Veriut

04/28/2024 10:13
nga:G B

Një grua në Mitrovicë të Veriut është goditur me shuplakë nga një grua tjetër.

Kështu bëhet e ditur në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare e ka goditur me shuplakë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.