Lajme

Një grua dërgohet në QKUK si pasojë e një defekti në ashensor

09/04/2024 09:19
nga:Sh R

Një grua është dërguar për tretman mjekësor në QKUK si pasojë e një defekti në ashensor.

Policia nuk e ka specifikuar në raport nëse gruaja është lënduar apo ka pësuar ndonjë traumë.

Në lidhje me rastin i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar.