Lajme

Një grua arrestohet në Prishtinë, dyshohet se në gjendje të dehur sulmoi policët

09/22/2023 09:27
nga:N M

Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar policët.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Escobar paralajmëron pasoja për Kosovën nga Bashkimi Europian, thotë se do t’i bllokohet integrimi