Kandidati për kryetar të komunës së Graçanicës, nga Aleanca Shqiptare, Leutrim Ajeti, ka deklaruar se vizioni kryesor i kësaj liste është zhvillimi i komunës dhe ndërtimi i një shoqërie pa dallime.
“Arsyeja kryesore ishte qëllimi i përbashkët që e kemi: pra një Graçanicë të zhvilluar dhe pa dallime”, tha ai.
Në mesin e prioritetve të tij, ai veçoi ndërtimin e një nënkalimi në qendër të Graçanices, trajtimin serioz të çështjes së ambientit, si dhe zhvillimin e transportit publik.
Ajeti potencoi se marrëdhëniet ndëretnike në komunë janë përmirësuar ndjeshëm dhe se ky trend do vazhdojë edhe më tej.
“Me ne do të jenë më të forcuara. Edhe ashtu, me ardhjen time si nënkryetar, raportet janë më të mira dhe nuk kemi asnjë incident ndëretnik, qoftë edhe më të voglin”, u shpreh bartësi i listës. /GazetaBlic/


