Sporti

Një gjyqtar i lindur në Iran do ta referojë finalen e Kupës së Botës në SHBA

07/12/2025 14:27
nga:Mergim Rreci

Alireza Faghani u zgjodh për të gjykuar finalen e Kupës së Botës për Klube të së dielës midis Chelseat dhe Paris Saint-Germain.

Faghani, një 47-vjeçar i lindur në Iran, referoi në fitoren e Brazilit me penallti ndaj Gjermanisë në finalen e Lojërave Olimpike të futbollit për meshkuj në vitin 2016.

Ai referoi poashtu në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube të këtij viti midis Miamit dhe Al Ahly, ndeshjen e fazës së grupeve të Bayern Munich kundër Boca Juniors dhe fitoren e Chelseat në çerekfinale ndaj Palmeiras.

Ai gjithashtu ka arbitruar në Kupat e Botës 2018 dhe 2022.

/GazetaBlic Sport/