FIFA ka njoftuar se arbitri brazilian Wilton Sampaio do të drejtojë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
44-vjeçari do të marrë pjesë në Kupën e tij të tretë radhazi të Botës, ndërsa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij brazilianë, transmeton GazetaBlic Sport.
FIFA gjithashtu ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e tjera të para të turneut, ku përfshihen gjyqtarë nga Argjentina, Egjipti, Holanda, Paraguai, Kili, Kolumbia dhe Franca.
Ky është Botërori i parë me 48 kombëtare dhe gjithsej 104 ndeshje, ndërsa 52 arbitra dhe 88 ndihmës-arbitra janë përzgjedhur për turneun.
/GazetaBlic Sport/


