Marcelo Brozovic ka nisur negociatat me Interin për një kontratë të re, raportojnë mediat italiane.
Në ditën e parë të vitit të ri, kroati hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës, çka do të thotë se mund të negociojë me kë të dojë. Megjithatë, Interi me të vërtetë dëshiron ta mbajë atë, dhe Brozovic nuk ka asgjë kundër qëndrimit në Milano, edhe pse shumë klube të tjera evropiane si Newcastle do ta donin atë.
Brozovic është kontaktuar sot nga gazetari italian Fabrizio Biasin, i cili i ka dërguar një mesazh në Instagram.
“Do të përpiqem të bëj diçka të pamundur në epokën e komunikimit modern mes gazetarëve dhe lojtarëve. Unë do t’ju bëj një pyetje dhe ju do të përgjigjeni pa kërkuar leje nga klubi apo dikush tjetër. Do ta provoj me ju sepse kam përshtypjen që je ndryshe nga të tjerët, në kuptimin më të mirë të fjalës. Pra, kjo është një pyetje shumë e thjeshtë: A dëshiron të qëndrosh në Inter? Faleminderit”, ka shkruar Biasin dhe së shpejti ka marrë përgjigje.
“Përshëndetje, i madh. Po :) Faleminderit”, ka shkruar Brozovic.
/GazetaBlic Sport/
Ho fatto una domanda, mi ha dato una risposta.
Grande #Brozovic. ? pic.twitter.com/uMBGrn6rZR— Fabrizio Biasin (@FBiasin) November 18, 2021


