Lajme

Një gazetar i huaj raportohet se është lënduar gjatë protestës së opozitës para Parlamentit

02/10/2026 20:22
nga:Sh R

Një gazetar i huaj raportohet se ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit. 

Siç raportojnë mediat shqiptare, ai është ndjerë keq në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve, teksa dëgjohet duke thënë “Oh my God”.

Protestuesit e tjerë, por edhe forca të rendit i kanë ardhur në ndihme duke i dhënë atij ujë.

Protesta nga kryeministria u zhvendos para parlamentit, ku pati tensione pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lot sjellës dhe autobote me ujë.