Lajme

Një foshnjë njëjavëshe gjendet pas një kontejneri në Beograd

08/29/2025 13:08
nga:Y I

Një foshnjë shtatë ditëshe u gjet këtë mëngjes pas një kontejneri në Zemun të Beogradit.

Ajo u gjet nga një grua që po shëtiste qenin e saj, raporton mediumi serb Nova.

Si çdo mëngjes, Maja Miladinovic po shëtiste qenin e saj përgjatë rrugës Dunavska në Zemun kur hasi një qese pas një kontejneri në të cilën diçka po lëvizte.

“Mendova se ishte qen që po zvarritej, por kur u afrova pashë se ishte një foshnjë. Foshnja mezi merrte frymë dhe ishte e nxirë”, thotë ajo.