Sporti

Një finale mes Argjentinës së Messit dhe Portugalisë së Ronaldos, ja se si mund të realizohet

04/01/2022 20:24
nga:Mergim Rreci

Në orën 18:00 është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.

GazetaBlic Sport ka sjellur mbulimin direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Argjentina e Leo Messit është shortuar në grup me Arabinë Saudite, Meksikon dhe Poloninën, kurse Portugalia e Cristiano Ronaldos është shortuar me Ganën, Uruguai dhe Korenë e Jugut.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të takohen në finalen e Kupës së Botës nëse Argjentina dhe Portugalia përfundojnë të parat në grupin e tyre.

Mbetet të shihet se a do të ndodhë kjo gjë, natyrisht, do të ishte një finale e jashtëzakonshme.