Lajme

Një fëmijë i vogël nxirret nga gërmadhat e tërmetit në Turqi

02/06/2023 12:53
nga:G B

Një fëmijë është nxjerrë nga rrënojat e godinës së shkatërruar në Turqi. Sipas pamjeve fëmija duket të jetë mes 1-2 vjeç.

Fotoja është bërë virale.

Dy goditje tërmeti kanë ndodhur brenda 4 minutave në qendër të Turqisë.

Sipas Qendrës Sezmiologjike Evropiane-Mesdhetare tërmeti i parë ka qenë 7.7 ballë, ndërsa tjetri 6.0.

Kujtojmë që Turqia sot në mëngjes është goditur nga një tërmet, i cili deri tash ka shkaktuar vdekjen e mbi 900 personave.