Lajme

Një femër në Novobërdë kapet nga kamera duke vjedhur para

02/03/2023 09:40
nga:N M

Një person në Novobërdë ka raportuar të mërkurën në polici se i janë vjedhur para të gatshme.

Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe se gjatë deklaratës ajo e ka pranuar veprën.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Novobërdë 01.02.2023 – 10:10. Ankuesi ka raportuar se nga i/të dyshuar të pa njohur janë vjedhur para të gatshme. Lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe gjatë deklaratës ka pranuar veprën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Një grua raportoi se s’kontaktoi qe një javë me të, Policia e gjen të vdekur prishtinasin në shtëpinë e tij