Lajme

Një femër hidhet nga Ura e Fshajt në lumë, trupi i saj akoma nuk është gjetur

06/17/2023 09:20
nga:Astrit Gashi

Raportohet se në fshatin Fshaj të Gjakovës një femër është hedhur nga Ura e Fshajt në lumë.

Për këtë ka njoftuar një dëshmitar mashkull kosovar.

Në raportin e Policisë thuhet se trupin e viktimës e ka rrëmbyer uji dhe akoma nuk është gjetur.

Lidhur me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësit, njësiti për kërkim-shpëtim dhe prokurori.

“Fsh. Fshaj, Gjakovë 16.06.2023 – 10:03. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se një femër është hedhur nga Ura e Fshajt në lumë, trupin e viktimës e ka rrëmbyer uji dhe akoma nuk është gjetur. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësit, njësiti për kërkim-shpëtim dhe prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.