Lajme

Një femër dhe një mashkull sulmojnë dy femra tjera në Prishtinë

04/05/2024 09:18
nga:N K

Një femër kosovare bashkë me një mashkull poashtu kosovar, kanë sulmuar dy viktimat tjera femra në Prishtinë.

Njoftimi i Policisë:

Me datën 04.04.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se me datën 03.04.2024 derisa kishte qenë së bashku me të dyshuarin mashkull i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Si pasojë e sulmit njëra prej viktimave femra kosovare ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.