Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit janë parë minuta më parë në lagjen Dardania, pasi një fëmijë ka kërkuar ndihmë nga ballkoni i banesës, raporton Gazeta Blic.
Ani pse qytetarët u mblodhën derisa nuk dihej se çfarë po ndodhte, një familje kishte mbetur e ngujuar në banesë dhe po kërkonte ndihmë për hapjen e derës.
Për këtë kanë dalë në ndihmë zjarrfikësit, të cilët i kanë hapur derën.
Policia nuk ka dhënë informacione për rastin./Gazeta Blic/


