Kombëtarja e Argjentinës do të jetë pa Lionel Messin dhe Angel Di Maria në të njëjtën kohë për herë të parë në një ndeshje zyrtare që nga viti 2013. Kjo erdhi pasi u publikua skuadra për ndeshjet kundër Kilit në shtëpi të enjten dhe jashtë në Kolumbi të martën e ardhshme në kualifikueset e Botërorit 2026.
Mungesa e dyshes nga skuadra e Lionel Scaloni nuk është befasi pasi Messi nuk luajti për shkak të lëndimit, teksa Di Maria është pensionuar nga kombëtarja.
Argjentina luajti ndeshjen e fundit pa Messin dhe Di Maria më 15 tetor 2013 në humbjen 2-3 jashtë ndaj Uruguajit në raundin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës 2014 në Gjermani.
Messi dhe Di Maria së bashku kanë qenë në skuadrën e Argjentinës prej 16 vitesh.
/GazetaBlic Sport