Joshua Kimmich është një nga lojtarët kryesorë te FC Bayern dhe ka luajtur përkrah shumë lojtarëve më të mirë gjatë kohës së tij në klub.
Por kush është më i miri prej tyre?
Gjatë vizitës së tij në klubin e tifozëve, 30-vjeçari përmendi një emër të habitshëm: “E gjeta Franck Ribery shumë spektakolar, për sa i përket asaj që ai mund të bënte dhe mentalitetit të tij. Për sa i përket talentit, ishte Thiago, i cili mund të bëjë gjithçka. Por nëse e zgjedh një, është David Alaba!”
Ai shpjegon: “Lojtar, person, mentalitet – përveç rëndësisë dhe besueshmërisë së tij në fushë, ai ishte gjithashtu dikush që ishte shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, i cili shkonte mirë me të gjithë, i integronte të gjithë dhe i ndihmonte të gjithë”
David Alaba kaloi më shumë se 10 vjet te FC Bayern, por u transferua te Real Madrid si lojtar i lirë në verën e vitit 2021, ku ka një kontratë deri në verën e vitit 2026.
/GazetaBlic Sport


