Turqia përjetoi një tërmet të fuqishëm në mëngjesin e sotëm duke lënë shumë viktima dhe dëme materiale.
Shumë viktima, njerëz të lënduar dhe dëme materiale janë raportuar pas tërmetit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndër personat e mbetur nën rrënoja u raportua të jetë ish lojtari i Newcastle dhe Chelsea, Christian Atsu.
Atsu nuk është sportisti i vetëm që ka mbetur i ngujuar, pasi raportohet se edhe 14 volejbolliste femra kanë mbetur nën rrenojat e ndërtimeve të shembura nga tërmeti.
Ato janë anëtare të ekipit Hatay të femrave në voleyboll.
/GazetaBlic Sport/


