Sporti

Një duel i ‘zjarrtë’ nesër në Serie A, përballen Roma – Milan

04/28/2023 22:49
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje zhvillohet nesër në Serie A.

Roma dhe Milan do të përballen në ‘Olimpico’, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke parë që takimi parë i tyre këtë sezon përfundoi 2-2 në janar, kjo e bën rezultatin e nesërm edhe më vendimtar në betejën për një pozitë të katërt që dërgon tutje në Ligën e Kampionëve.

Momentalisht, dy skuadrat janë në vendin 4 dhe 5, por që kanë pikë të barabarta, nga 56.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibañez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, El Shaarawy; Belotti

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

/GazetaBlic Sport/