Lajme

Një ditë pas hapjes së tunelit të Skërficës, nis qarkullimi i mjeteve në rrugën Kardhiq-Delvinë

07/03/2022 15:53
nga:G B

Një ditë pas hapjes së tunelit të Skërficës me një gjatësi gati 1.3 km ka nisur dhe qarkullimi i automjeteve.

Nga një vëzhgim i bërë përgjatë gjithë këtij aksi vihet re një numër jo shumë të lartë mjetesh.

Ata të cilët e përshkuan sot thanë se me rrugën e re jo vetëm fitojnë kohë, pasi është shkurtuar, por shmanget dhe trafiku, pasi kalimi në rrugën e amortizuar, të ngushtë dhe me kthesa të Qafë Muzinës është shumë i vështirë.

“Më shpejt e bera se nga Muzina e trafiku më i ngarkuar andej.”

“Jam nga Saranda rruga shumë e mirë kam ardhur shumë shpejt është rrugë komode dhe e sigurt.”

“Nga Tirana shumë herë më mirë.”

Me një gjatësi prej afro 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë siç duket dhe nga pamjet është plotësuar me sinjalistkën vertikale dhe atë horizontale.

Por mungojnë rrjetat mbrojtëse të gurëve e dherave në pjesën kodrinore.