Lajme

Një ditë pas emërimit, ministri i Shëndetësisë pret në takim Kurtin

11/17/2021 16:25
nga:M K

Në ditën e parë të punës, ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latfii ka pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë takimit, ministri Latifi ka njoftuar kryeministrin Kurti për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor.

“Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin për media.

Ky është këshilltari i ri i Albin Kurtit