Showtime

Një ditë para finales! Romeo bën veprimin e papritur rrugëve të Vlorës

02/17/2022 13:41
nga:G C

Romeo Veshaj ka qenë suportuesi më i madh i vëllait të tij binjak Donald Veshaj që në nisje të rrugëtimit të tij në formatin e “Big Brother VIP Albania”

Që nga karafilat e hedhur me helikopter, deri te imitimet e të vëllait në emisione të ndryshme, Romeo ka qenë mjaft kreativ në format me të cilat ka dhënë mbështetje për finalistin.

Megjithatë, së fundmi, Romeo na ka surprizuar të gjithëve me një tjetër nismë mjaft interesantë që ka bërë kaq afër finales së madhe të 18 shkurtit.

Mbi motor, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuar me foton e Donaldit dhe shkrimin “Unë jam Donaldi”, aktori i humorit njoftoin nëpërmjet një ‘story’ në “Instagram” se është duke un nisur për Vlorë.

Nuk e dimë se çfarë surprize madhështore ka planifikuar kësaj rradhe, por padyshim që Romeo do të bëjë ç’të jetë e mundur për t’i qëndruar pranë moralisht vëllait të tij në këto ditë vendimtare.

Rikujtojmë se pak javë më parë, “Top Channel” surprizoi dy vëllezërit me një emision humori në “PRIME Time” që do të quhej “Më lër të flas”. Teksa Romeo e kishte bërë gati ‘promo’-n, Donaldi u përfshi në emocione të forta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)