Sporti

Një detaj interesnt në lidhje me njoftimin e Iniestas për pensionim – ai e bëri atë në një ditë shumë të veçantë

10/01/2024 20:44
nga:Lorik J

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist dhe t’i japë fund një karriere të gjatë 22-vjeçare.

Disa tifozë të Barçës vunë re një detaj prekës në lidhje me postimin e Iniestas në Instagram që lë të kuptohet për pensionimin e tij.

Gjëja interesante për të është zgjedhja e datës – Andres e bëri këtë postim më 1 tetor.

Çfarë ka kaq të veçantë kjo ditë? Epo, më 1 tetor 1996, 12-vjeçari, Andres iu bashkua akademisë së Barçës!

Nuk dihet nëse mesfushori legjendar e bëri këtë me qëllim apo jo – por kjo është padyshim një rastësi shumë interesante edhe nëse nuk e bëri!

/GazetaBlic Sport