Felipe Caicedo u mbështet fuqishëm në janar nga Simone Inzaghi për të kompletuar repartin sulmues të Nerazzurrëve, por kontributi i tij në aspektin teknik ishte zero.
Vetëm 3 minuta të luajtura që nga transferimi i tij në Milano, një paraqitje e kotë që padyshim do ta shtyjë klubin të mos e shqyrtojë mundësinë për të blerë kartonin e tij.
Ekuadoriani do të rikthehet në Genova në fund të kampionatit.
Gazeta Dello Sport raportoi se ai nuk është në planet e Interit dhe nuk do të mbetet tek klubi i Inzaghit.
/GazetaBlic Sport


