Lajme

Një defekt i papritur, disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

08/31/2025 17:33
nga:Lorik J

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

“Njoftojmë qytetarët se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Tirana’, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit,” thuhet në njoftim.

Pa ujë do të mbesin këto zona:

Rruga “Tirana”
Rruga “Vicianum”
Rruga “Bashkim Fehmiu”
Një pjesë e lagjes Dardania
KRU “Prishtina” thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit.