Lajme

Një burrë u rrah pasi u fut në veturë nga persona të panjohur

04/10/2022 08:53
nga:Q R

Një burrë nga Drenasi është rrahur pasi është futur në veturë nga persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se personit i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.