Lajme

Një burrë u gjet pa shenja jete në objektin e ish-shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë

06/15/2022 09:49
nga:Astrit Gashi

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë të ndodhur dje në Mitrovicë.

Siç njofton policia, një burrë është gjetur i vdekur në ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.